Thursday, October 29, 2009

Studentja e Fakultetit te Drejtesise kalon provimet me forcat e veta

Ne nje rast pa precedent ne historine post-komuniste te Shqiperise nje studente e fakultetit te drejtesise, Arta Shkurti, kalon per here te pare provimet me forcat e veta. Ajo eshte ne vitin e pare dhe vjen nga rrethi i Librazhdit. Arritja e saj ka shtangur te gjithe pedagoget e fakultetit qe nuk arrijne ta shpjegojne kete fenomen.

"Me thene te drejten te gjithe u shtangem kur ajo nuk pagoi asnje lek per te kaluar provimet. Mire qe nuk pagoi leke po nuk i vajti ndermend te sillte as edhe nje dhurate simbolike" - u shpreh Zenel Gjoleka, pedagog i te drejtes civile, per mediat lokale.

E skuqur nga turpi Arta deklaroi dje per mediat se nuk kishte mundesi te paguante pasi te dy prinderit i ka pensioniste me nga nje pension 5,000 lekesh dhe kjo eshte vajza e gjashte ne familje. "C'te bej une e shkreta e hengra turpin me buke dhe u detyrova te mesoj nga 14 ore ne dite per te kaluar. Pedagoget dukeshin qe me shihnin gjithe perbuzje po une ula koken dhe ju futa mesimeve, s'kisha alternative tjeter. Ne s'kemi buke te ushqehemi ne familje" - u shpreh Arta.

"Shume vajza kane prinder me leke ose emigrante ne farefis dhe ne nje mneyre ose tjeter i gjejne parate per te kaluar. Ato qe s'kane mundesi lidhen me biznesmene qe u dalin per krahe. Mua zoti me beri xhuxhe. Ku ka biznesmen qe do te kete nje xhuxhe per dashnore? " - u shpreh Arta e perlotur.

"Jehona qe ka bere rasti i Artes ne publikun Shqiptar tregon per domethenien e kesaj arritje si dhe per punen qe duhet bere nga qeveria per sensibilizimin e opinionit qe keta njerez duhet pranuar mes nesh si te barabarte. Kjo do jete nje nga paresite per vitin qe vjen ne ministrine tone" - u shpreh Minsitri i Arsimit Sinan Kodra.

Partizani ekzaltohet ndaj fitores historike me Kamzen

Partizani ka arritur te paarritshmen pas fitores ndaj Kamzes ne fushen e kesaj te fundit pasditen e se Dieles: ka mposhtur ekpin e fundit te Tiranes qe i kishte ngelur pa e rrahur.
Tani Partizani "fut ne xhep" Kamzalinjte e pamposhtur pasi me pare kishte futur Dinamon, Tiranen dhe Shkendijen (ose sic njihet ndryshe ekipin Studenti).
Tifozet e Partizanit ishin ne qiellin e shtate dhe brohorisnin mbi furgonat a parkuar anes fushes se Kamzes pasi "Stadiumit te Kamzes" i mungojne tribunate dhe thjesht eshte i rrethuar me tela me gjemba.
Astrit Pakoci, nje simpatizant i vjeter i eipit te Kuq, ishte disi i shqetesuar sepse kishte degjuar thashethemet qe Bathorja kishte krijuar ekipi futbolli dhe do militonte ne kategorine e trete dhe Partizanit tani do i duhej te shkonte ne te treten qe te rrifte edhe Bathoren dhe te ruante rekordin e paster.

Deputeti Socialist zgjidh ceshtjen Came.

TIRANË - Shpëtimi Idrizi, që u bë deputet nën siglën e PS-së, sot vendosi të lërë bojkotin dhe të futet në parlamentin Grek. Ai krijoi një parti të re një muaj më parë, në mbrojtje të të drejtave Came. Në fillim të muajit Tetor, pas fitores së thellë te PASOK-ut, deputeti Idrizi deklaroi shkëputjen nga PS-ja, ndërsa sot e fakton atë me anëtarësinë e tij në PASOK.

Deputeti Idrizi, garoi në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit për Partinë Socialiste, por tre muaj më pas u shkëput prej saj për të krijuar Keshillin Organizues dhe Partinë për Unitet Kombëtar, së bashku me deputetin tjetër cam Dashamir Tahiri. "Camët jane lodhur duke luftuar për të drejtat e tyre në Parlamentin Shqiptar ndaj e shikojne më të arsyeshme që të luftojnë për të drejtat e tyre në parlamentin Grek që këtej e tutje" - u shpreh per shtypin Idrizi.

Kryeministri Grek Papandreu shprehu gëzimin e tij per këtë vendim te deputëve Came dhe i përgëzoi per kthimin ne gjirin e nënës Greqi te bijve të saj të "humbur." "Cështja a tokave Came besoj se do zgjidhet përpara Krishtlindjeve" - u shpreh Papandreu per gazetarët nën brohoritjet e qindrave Camëve të mbledhur për të kremtuar këtë rast historik përpara Akropolisit.

"Më në fund na erdhi dita edhe ne Camëve ta shijojme këtë jetë. Endrra jonë shekullore u bë realitet në saj te deputetëve heronj që arritën të bëjnë të pamundurën" - u shpreh 88-vjecari Asllan Duro me banim në Rrugën Bardhyl që kishte udhëtuar 14 orë me furgonin e nipit nga Tirana.

Dy deputetët e rinj me partinë e tyre do ti bashkohen koalicionit qeverisës, ku pritet të marrin edhe poste drejtuese, Idrizi si ministër i Integrimit dhe Tahiri drejtues i flotës detare.

Athinë
Janis Vretos