Ne nje rast pa precedent ne historine post-komuniste te Shqiperise nje studente e fakultetit te drejtesise, Arta Shkurti, kalon per here te pare provimet me forcat e veta. Ajo eshte ne vitin e pare dhe vjen nga rrethi i Librazhdit. Arritja e saj ka shtangur te gjithe pedagoget e fakultetit qe nuk arrijne ta shpjegojne kete fenomen.
"Me thene te drejten te gjithe u shtangem kur ajo nuk pagoi asnje lek per te kaluar provimet. Mire qe nuk pagoi leke po nuk i vajti ndermend te sillte as edhe nje dhurate simbolike" - u shpreh Zenel Gjoleka, pedagog i te drejtes civile, per mediat lokale.
E skuqur nga turpi Arta deklaroi dje per mediat se nuk kishte mundesi te paguante pasi te dy prinderit i ka pensioniste me nga nje pension 5,000 lekesh dhe kjo eshte vajza e gjashte ne familje. "C'te bej une e shkreta e hengra turpin me buke dhe u detyrova te mesoj nga 14 ore ne dite per te kaluar. Pedagoget dukeshin qe me shihnin gjithe perbuzje po une ula koken dhe ju futa mesimeve, s'kisha alternative tjeter. Ne s'kemi buke te ushqehemi ne familje" - u shpreh Arta.
"Shume vajza kane prinder me leke ose emigrante ne farefis dhe ne nje mneyre ose tjeter i gjejne parate per te kaluar. Ato qe s'kane mundesi lidhen me biznesmene qe u dalin per krahe. Mua zoti me beri xhuxhe. Ku ka biznesmen qe do te kete nje xhuxhe per dashnore? " - u shpreh Arta e perlotur.
"Jehona qe ka bere rasti i Artes ne publikun Shqiptar tregon per domethenien e kesaj arritje si dhe per punen qe duhet bere nga qeveria per sensibilizimin e opinionit qe keta njerez duhet pranuar mes nesh si te barabarte. Kjo do jete nje nga paresite per vitin qe vjen ne ministrine tone" - u shpreh Minsitri i Arsimit Sinan Kodra.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment