TIRANË - Shpëtimi Idrizi, që u bë deputet nën siglën e PS-së, sot vendosi të lërë bojkotin dhe të futet në parlamentin Grek. Ai krijoi një parti të re një muaj më parë, në mbrojtje të të drejtave Came. Në fillim të muajit Tetor, pas fitores së thellë te PASOK-ut, deputeti Idrizi deklaroi shkëputjen nga PS-ja, ndërsa sot e fakton atë me anëtarësinë e tij në PASOK.
Deputeti Idrizi, garoi në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit për Partinë Socialiste, por tre muaj më pas u shkëput prej saj për të krijuar Keshillin Organizues dhe Partinë për Unitet Kombëtar, së bashku me deputetin tjetër cam Dashamir Tahiri. "Camët jane lodhur duke luftuar për të drejtat e tyre në Parlamentin Shqiptar ndaj e shikojne më të arsyeshme që të luftojnë për të drejtat e tyre në parlamentin Grek që këtej e tutje" - u shpreh per shtypin Idrizi.
Kryeministri Grek Papandreu shprehu gëzimin e tij per këtë vendim te deputëve Came dhe i përgëzoi per kthimin ne gjirin e nënës Greqi te bijve të saj të "humbur." "Cështja a tokave Came besoj se do zgjidhet përpara Krishtlindjeve" - u shpreh Papandreu per gazetarët nën brohoritjet e qindrave Camëve të mbledhur për të kremtuar këtë rast historik përpara Akropolisit.
"Më në fund na erdhi dita edhe ne Camëve ta shijojme këtë jetë. Endrra jonë shekullore u bë realitet në saj te deputetëve heronj që arritën të bëjnë të pamundurën" - u shpreh 88-vjecari Asllan Duro me banim në Rrugën Bardhyl që kishte udhëtuar 14 orë me furgonin e nipit nga Tirana.
Dy deputetët e rinj me partinë e tyre do ti bashkohen koalicionit qeverisës, ku pritet të marrin edhe poste drejtuese, Idrizi si ministër i Integrimit dhe Tahiri drejtues i flotës detare.
Athinë
Janis Vretos
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment